Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Vendim politik dhe i motivuar…” – Tomë Gashi reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme

 
   

Në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme përmes një postimi në Facebook ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se vendimet e gjykatave, përfshirë ato të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Speciale, mund të kontestohen nëse ato nuk janë të bazuara në ligj dhe janë të motivuara politikisht, përcjell “Bota sot”.

Gashi i kritikon ata që e kanë votuar vetë Gjykatën Speciale, por tani pretendojnë se nuk mund të kontestohen vendimet e saj. Sipas tij, duhet të ketë qëndrueshmëri në parime: ose pranohen kontestimet për të gjitha gjykatat, ose për asnjërën.

Postimi i plotë

Përcaktohuni!

A bën apo nuk bën të kontestohet vendimi i Gjykatës Supreme?

Natyrisht që bën të kontestohet, nëse ai vendim nuk është i bazuar në ligj dhe është marrë me motive politike.

Edhe vendimet e Gjykatës Speciale — të cilën ju vetë e keni votuar — mund të kontestohen, pavarësisht se e keni votuar!

Tani vendosni dhe ndajeni mendjen:

Ose bën të kontestohen të dy vendimet, ose nuk bën.

Sepse ju e keni votuar edhe gjykatën raciste e antikombëtare, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur ta parandalojë këtë.