Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Grenell dhe Vuçiq janë të mërzitur me…”, familja e Haki Imerit “zbulojnë” si u përzu Vuçiq nga administrata Trump

 
   

Familja e Haki Imerit thotë se Grenell dhe Vuçiq janë të mërzitur me presidentin Donald Trump dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në Facebook, ata shkruajnë arsyet e tyre, gjersa përmendin edhe Gjykatën Speciale dhe deklarimet për shfuqizimin e saj.

Shkrimi i plotë:

MIQ,

-Grenelli dhe Vuçiqi të mërzitur?

me Trumpin… dhe me Vjosa Osmanin.

-Secili për hallin e vet.

-Grenelli – ish-emisar.

-Mashtrues me përvojë. Gënjeshtar profesionist.

-Tash?

-Rojtar pyjesh. Leshpalar.

-Në shërbim të padronit nga Beogradi.

-Ate që as populli i vet s’e duron më.

Trumpi?

S’e futi në administratë, Grenellin ..

E la jashtë.

I gjori Grenell i mbetur në maje të një ‘Huni’.

-Po çfarë Huni është ai se ?!

-Ai Hu po flitet se përdoret për të lidhur edhe derra!

-Vuçiqi shkoi në Amerikë..

-S’u prit askund zyrtarisht.

-Vetëm sillej rrugëve si turist .

-Deri sa e përzuni administrata e Trumpit

Me miza nga pas…

-E tash?

-Kur dëgjojnë Vjosa Osmanin duke përmendur Trumpin?

-I kapi zemra. Te dyte

-Jo nga dashnia.

-Nga dhimbja.

-Nga kompleksi.

-Nga mërzia.

-Se po flasim për të njëjtën administratë…

-Që e priti Vjosën dy herë.

-Zyrtarisht.

-Burrërisht.

-E do ta presë prapë.

-Ndërkohë që Grenelli…

-Ruan derra.

-N’ Beograd.

-N’ Tirane

– N’Prishtine

-Kur Vuçiqit ia mbylli deren Trumpi ne SHBA –

-Grenelli s’deshi të dështonte..

-Trilloi një histori.

-Tha;“Vuçiqi është sëmurë,”

-“Ka nevojë për mjekë.”

-Në Beograd!

-Se në SHBA s’paska spitale.

-S’paska kardiologë..

-Njëri rren..

-Tjetri e beson.

-Pastaj edhe ai rren.

-Zinxhir gënjeshtrash..

-Tash janë sërish të mërzitur.

-Me Trumpin.

-Me Vjosën.

-Me realitetin.

-Pse?

-Se Presidentja përmendi një fjali të Trumpit.

-Katastrofë për ta!

-Sikur iu ra saçi mbi kokë .

-Dhe ju?

-Argatët e Grenellit në Kosovë?

-Beni kujdes siç do te thoshte komandant Qakorri !

-Se loja e tij është e ndyrë.

-Të gënjen.

-Të shfrytëzon.

-Të harron.

-Si kreut te NPK-së…

-Që ka mbetur varur në shpresat e Grenellit.

-Ndërkohë që Grenelli ..

-Ai premtonte

-“Do ju shpëtoj nga Haga.”

-“Kur të kthehet Trumpi…”

-Thoshte Grenelli.

-“Do ta zhduk Specialen.”

-Pernime a?!

-Pra, kujdes!

-Nëse i besoni këtij njeriu…

-Të dekoruarit të Vuçiqit.

-Rojes dhe ‘zjarrvenesit’ të pyjeve.

-Që hiqet si emisar…

-Si sekretar shteti…

-Por në fakt – s’është as njeri, as tjetri.

-Asgjë.

E në fund…

Ka gjasë t’ua shesë edhe një derr.

Për diplomat..