Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes pasagjerja që u aksidentua dje në Gjilan

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti afër Liqenit të Livoqit në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se pos viktimës, të lënduar nga përplasja mes dy veturave udhëtarësh, mbetën edhe tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre po trajtohet në QKUK, aty ku vdiq njëra prej pasagjereve.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident në komunikacion rrugor në mes të dy veturave udhëtarësh me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QE Gjilan. Për shkak të lëndimeve të rënda drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjerja femër kosovare janë dërguar në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marra pasagjerja ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.