2
Më 25 prill të vitit 2022, i dyshuari D.O., në Prizren, dyshohet se ka ngacmuar dhe sulmuar një të mitur.
Policia thotë se nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij, transmeton Klankosova.tv.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij”.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftimin e policisë.