Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Miftaraj: Vendimi i Supremes i qartë, s’mund të jesh edhe deputet, edhe ministër njëkohësisht

 
   

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, duke theksuar se ai heq çdo paqartësi për ligjshmërinë e situatës kur një deputet mbulon gjithashtu detyrën e ministrit.

Postimi i plotë:

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka autorizime ligjore të delegoj kompetenca tek zëvëndës‑ministri.

Vendimi i Gjykatës Supreme është më se i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister.

Nëse kemi pas dyshime më herët lidhur me këtë çështje, pas vendimit të Supremes çdo gjë është sqaruar. Vendimi i Supremes është obligim ligjor që duhet të zbatohet dhe respektohet.Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive.

Shteti ligjor dhe respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është obligim vetëm për qytetarin e zakonshëm, por është obligim edhe për zyrtarët e lartë publik të veshur me pushtet politik.

Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti duhet të fillon me politikanët.”