Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati reagon sërish ndaj tre gjykatësve të Supremes: Do të ishte mirë ta lexonin aktgjykimin e Kushtetueses që të mos bëheshin horë

 
   

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar sërish pasi Gjykata Supreme ka shfuqizuar Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Murati ka pohuar se deputeti llogaritet që i fillon mandati, pasi të ketë përfunduar konstituimi i Kuvendit, transmeton Telegrafi.

“Sipas Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, . (Shih paragrafin 138 të Aktgjykimit, foto më poshtë)
Pra, meqenëse seanca konstituive ende s’ka përfunduar, sipas pikës 1 të Konstatimit në Aktgjykimin KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese, deputetët ende nuk janë m’veshur me funksion, dhe rrjedhimisht as nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionin. E pa e ushtruar funksionin, s’mund të ketë as konflikt funksional apo papajtueshmëri sipas Nenit 72 të Kushtetutës”
, ka pohuar Murati.

Ai ka pohuar se gjykatësit e Supremes janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës.

“Kurse paradoksalisht, në vendimin e fundit kundër digjitalizimit të arkave fiskale, tre gjykatësit e Gjykatës Supreme janë lëshuar në interpretime të Kushtetutës, duke thënë se funksioni i deputetit ushtrohet që nga , dhe kësisoj kanë argumentuar që ka pasur konflikt funksional (megjithëse ata gabimisht e përdorin shprehjen “konflikt interesi” ngjashëm si disa deputetë të opozitës)”, thotë ai.

Mes tjerash, ai shtoi se “Ky interpretim i këtyre tre gjykatësve është në kundërshtim flagrant me atë çfarë ka thënë vetë Gjykata Kushtetuese disa javë më herët”.

Në vend se të lexonin statuset në Facebook të deputetëve të opozitës, do të mjaftonte që tre gjykatësit e Supremes të lexonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, që të mos bëheshin horë kaq publikisht me vendime absurde si ky për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për Arkat Digjitale Fiskale”.

Ndryshe, ditën e martë, Gjykata Supreme të Kosovës, ka marrë vendim për shfuqizimin Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Vendimi i Gjykatës është marrë me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.