Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zelensky: Kemi propozuar negociata me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina i ka propozuar Rusisë që një raund i ri negociatash të mbahet javën e ardhshme, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në mesazhin e tij të zakonshëm të përditshëm për ukrainasit, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, kishte propozuar “një takim të ri me palën ruse javën e ardhshme”, shkruan Index.hr, transmeton KosovaPress.

Presidenti ukrainas theksoi se ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet dhe “duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”. Ai shtoi se një datë e saktë ende nuk është përcaktuar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu të hënën pakënaqësinë e tij me Moskën dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Ai i dha Rusisë 50 ditë kohë për një armëpushim në Ukrainë, duke kërcënuar me sanksione dytësore.