Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në Gjilan dhe Viti dogana sekuestron barna të kontrabanduara me vlerë mbi 4 mijë euro

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara si të kontrabanduara, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në Gjilan dhe Viti.

Sipas njoftimit të institucionit, gjatë kontrolleve të detajuara në ambientet e brendshme të barnatoreve, janë gjendur barnа të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.