Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çfarë të lexojmë gjatë verës? Botimet “Living”: Nga librat klasikë, tek romanet me fokus romancat dhe misteret

Nëse keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet po jeni ende në mëdyshje se cilin libër të merrni me vete, botimet “Living” vijnë me një sërë sugjerimesh për lexuesit.


Gjatë verës leximi zë një vend të veçantë në rutinën e gjithsecilit, ndaj edhe këtë sezon Botimet “Living” sjellin një përzgjedhje të pasur titujsh të rinj që nga autorë bashkëkohorë e deri te bestseller-at që nuk dalin kurrë nga moda.

“Duke qenë se sezoni veror mbahet si një nga periudhat më frytdhënëse për leximin, “Living” vjen sigurisht me sugjerime për të gjithë familjen. Kemi sjellë librin klasik siç është “Gra të vogla”, por gjithashtu dhe një sër librash mister, thriller siç është “Libraria e humbur”, “Pas dyerve të Parisit”, “Shumë Vonë” e autores Colleen Hoover, por gjithashtu dhe librat për fëmijë, “Arritja e Amarit”,  libri i dytë pas “Shpëtimi i Amalit”, tha Xhoina Salaj, redaktore “Living”.

Por cilët janë zhanret që lexohen më shumë gjatë verës? A vijojnë të mbeten romanet rozë në krye të listës së përzgjedhjeve?

 “Duke qenë se edhe lexuesit janë të ndryshëm edhe shijet e tyre ndryshojnë, por ata që spikasin më shumë gjatë kësaj periudhe janë romancat apo dhe misteri sepse janë libra që nuk kërkojnë shumë angazhim dhe që sigurisht ecin goxha shumë nën çadër”, deklaroi Xhoina Salaj.

Titujt e rinj nga autorë premtues të letërsisë bashkëkohore për të gjithë grupmoshat i gjeni të sjella në gjuhën shqipe vetëm nga botimet “Living”, pranë librarisë Bookland në galerinë ETC dhe më gjerë në të gjitha libraritë e Tiranës.

/vizionplus.tv