Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Beogradi në panik”/ Avokati shqiptar ‘godet’ Vuçiqin me mesazh të fortë për Kosovën – ja çka thotë

 
   

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se ky i fundit po e vazhdon politikën e rrezikshme e mashtruese, të trashëguar nga epoka e Sllobodan Millosheviçit.

Në një shkrim në Facebook, Ngjela pyet me ironi: “Pse vuajnë kaq shumë në Beograd për një luftë të humbur?” dhe shton se Serbia po vijon me propagandë të përditshme kundër Kosovës, ndërkohë që shpenzon para për ushtrinë dhe i gënjen qytetarët e saj.

Avokati foli edhe për presidentin serb Vuçiq, ku potencoi faktin, është i vetëdijshëm se Serbia është mundur dy herë nga shqiptarët – njëherë në vitin 1999 me ndihmën e NATO-s dhe së dyti në vitin 2023, gjatë përpjekjeve për tension në veri të Kosovës, në rastin e njohur si sulmi i Banjskës, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, Ngjela theksoi se Kosova ka fituar pavarësinë në një luftë të drejtë çlirimtare, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të NATO-s, dhe se prania e trupave amerikane në Kosovë është një garanci e qartë për sovranitetin dhe sigurinë e saj.

Shkrimi i plotë

Pse vuajnë kaq shumë në Beograd për një luftë të humbur.

Dhe falsin gjithmonë e ditë për ditë kundër Kosovës.

Dhe po shpenzojnë para për ushtrinë. (!)

Dhe gënjejnë veten, sepse Kosovës dhe shqiptarisë nuk kanë se çfarë t’i bëjnë; dhe vetëm sa lodhen kot dhe gënjejnë popullin e tyre që nuk di se ku është nga propaganda e gënjeshtërt e Sllobodan Milosheviçit, që po vijon edhe pas vdekjes së tij.

Po Vuçiç kush është?

Vuçiç është një ish ministër i Sllobodan Milosheviçit.

Po e di ky Vuçiç se shqiptarët i kanë mundur serbët në dy lufta rresht: edhe në vitin 1999; por edhe në vitin 2023?

Atëherë pse flasin si të marrë?

Sepse e dinë që dalja e Kosovës sot si shtet i dytë shqiptar në Ballkan; i ka futur thellë në një frikë nga e cila nuk po dalin dot.

Por, a e di ky Aleksandër Vuçiç që Kosova e ka fituar pavarësinë në një luftë ku NATO ka bombarduar Beogradin në favor të përkrahjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Dhe të gjitha këto nuk i bëjnë përshtypje këtij për ta kuptuar historinë e pushtuesit të mundur në një luftë çlirimtare?

Po në Banjskë nuk e pa Vuçiç se si i përfundoi lufta që deshte të niste ai për të marrë Veriun e Kosovës?

Të gjitha këto sigurisht që i di Vuçiç; por çfarë ka që nuk rri në qetësinë e një individi që është kryetar i shtetit të Serbisë?

Nuk rri dot se ka oreksin që i ushqehet nga të gënjyerit shekullorë që përfaqësojnë opinionin antishqiptar në shoqërinë serbe.

Dhe lodhet kot me këtë politikë. Pse ende nuk e di Aleksandër Vuçiç që në Kosovë sot ka dhe trupa amerikane?

Sigurisht që e di

Por pse flet gjithmonë për luftë kundër Kosovës?

Këtë e ka për të gënjyer me politikën e vjetër të Slobodan Milosheviçit serbët që vuajnë nga kompleksi i humbjes dhe nga frika e brendshme që ndiejnë nga forcimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, e mira është që këta të durojnë.

Por, një gjë është sigurt sot, që:

Kjo kohë në Gadushullin Ilirik është koha e shqiptarisë.

Dhe kjo mjafton për t’i thënë Beogradit që aleanca shqiptaro amerikane është garanci e madhe e pavarësisë së Kosovës.

Dhe pikërisht këtu mbyllet çdo diskutim.