Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

65-vjeçari vdiq pas lëndimeve në vendin e punës – nis hetimi për pronarin e shtëpisë në Zallq të Istogut

Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Avdyl Osmanaj, rreth 65 vjeçar nga Gurrakoci i Istogut, kishte pësuar lëndime të rënda pasi kishte rënë nga kati i tretë i një objekti derisa po punonte.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 24 qershor.

Për rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj një personi, pas rastiti të rëndë që ndodhi pasditen e 24 qershorit, në një shtëpi private në ndërtim, në fshatin Zallq të Istogut, ku punëtor Osmanaj pësoi lëndime të rënda gjatë punës, plagë të cilave s’u mbijetoi.

Ndryshe, në ditën e rastit kritik, në vendin e ngjarjes patën dalë Policia, Forenzika dhe Inspektori i Punës, ndërsa me urdhër të Prokurores kujdestare.

Personi A.S. (1983), pronar i shtëpisë ku ka ndodhur ngjarja, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurores është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është inicuar për veprën penale “Asgjësim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje tragjike, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.