
Juristi Blerim Burjani ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik, deputetët rrezikojnë të humbin mandatet e tyre për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Kjo pason një afat kushtetues 30-ditor që nis nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, i cili skadon më 26 korrik.
Presidentja e Kosovës ka kërkuar masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për të pezulluar këtë afat, por sipas njohësve të çështjeve juridike, një kërkesë e tillë bie ndesh me Aktgjykimin e mëparshëm të vetë Gjykatës Kushtetuese. Sipas atij aktgjykimi, afati për konstituimin e Kuvendit është i pandryshueshëm dhe tejkalimi i tij përbën shkelje të Kushtetutës.
Postimi i plotë:
DEPUTETËT SHKELIN KUSHTETUTËN NËSE NUK KONSTITUOJNË KUVENDIN DERI MË 26 KORRIK, PASON HUMBJA E MANDATEVE TË DEPUTETËVE
Kërkesa e presidentes për masë të përkohshme për të pezulluar afatin 30-ditor është në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës. Më 26 korrik kalon afati dhe kjo nënkupton se deputetët kanë shkelur Kushtetutën e shtetit, dhe kjo nënkupton humbjen e mandateve të deputetëve për shkak se është shkelur Kushtetuta. Presidentja, pas 26 korrikut, duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.