Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pse s’erdhën 5 njohjet evropiane pas GJND-së?

 
   

Më shumë se dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe atë me kërkesë të Serbisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik 2010, konfirmoi se mëvetësia e shtetit më të ri në Evropë, nuk e shkelë të drejtën ndërkombëtare.

Por, 15 vjet pas këtij vendimi, që u mor me 10 vota pro dhe 4 kundër po thuhet se Kosova nuk e shfrytëzoi mjaftueshëm në sigurimin e njohjes nga krejt shtetet e Bashkimit Evropian.

Por ndryshe nga juristi, Ismet Salihu, vlerësoi një njohës i marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifi pohon se Kosova bëri gjithçka çka pati në dorë, por në këtë ngecje fajtore është BE-ja.

Kjo sipas tij nuk mund të arrihet pa mbështetje të vendeve europiane.

Andaj meqë kjo është e paaritshme, duhet të punohet dikah tjetër.

Që të dy thonë se vendimi i GJND-së ka qenë dhe është fitorja më e madhe e Kosovës, dhe me vulën e saj, pavarësia nuk mund të shkelet e as mohohet nga askush