Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Siguria, temat programore”- Limaj tregon çka bisedoi me Kurtin

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është deklaruar për media pas dështimit të 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Limaj ndër të tjera ka folur edhe për takimin e mbajtur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me të cilin ka thënë se ka folur për tema programore e për siguri. E jo për poste.

“Ka qenë takimi, vazhdon do të ketë edhe takime të tjera. Nuk është korrekte me folë, qëndrimet tona i dini. Kemi opsione, asnjë nga ato çka është folur në media s’është korrekte. As dy, as tri, as ato çka janë folë. Për korrektësi, asnjëra nga ato. Ma shumë kemi biseduar tema programore, të politikës, temën e sigurisë. Ju po i shihni problemet e sigurisë, kanë me dalë edhe të tjera. Ka tema të tjera. E rëndësishme që në tavolinë ka opsione”, tha ndër të tjera ai.

Limaj e vlerësoi pozitivisht kërkesën e presidentes, Vjosa Osmanit, në drejtim të Kushtetueses për sqarim për pasoja juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit dhe kërkesës për masë të përkohshme.

“Kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës e ndihmon procesin e konstituimin e Kuvendit edhe në të ardhmen. Infrastruktura jonë ligjore ka lënë zbrastësira, kështu që unë besoj që veprimi i Presidentes do të ndihmojë të qartësojë konstituimin e Kuvendit. Është në interesin e partive që të pritet vendimi i gjykatës. Në këtë kohë, nëse ka masë të përkohshme, për ditët që kanë mbetur të gjendet një zgjidhje”, tha ndër të tjera ai.

“Ajo çka unë dua të them është që: Ne nuk besojmë në zgjidhje parciale, ne duam një shumicë qeverisëse e cila konstituon edhe Kuvendin edhe krijon Qeverinë. Nisma nuk do të kontriubojë që në zgjidhje gjysmake që do të shkaktonin zgjedhje të parakohshme. Nga fillimi kemi thënë që Nisma do të ndihmojë në zhbllokimin e situatës aq sa ka mundësi. Si rezultat i kësaj, ne kemi shprehë gatishmëri për të dhënë ndihmën tonë, kemi pasur disa takime me kryeministrin. Në tavolinë kemi opsionet edhe nga Vetëvendosja edhe nga Nisma”, vijoi tutje Limaj. /