Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamioni përplas në Prishtinë, shoferi dhe tre pasagjerë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident ka qenë i përfshirë një kamion, derisa të lënduar kanë mbetur katër persona, ngasësi i automjetit dhe tre pasagjerë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një automjet-kamion me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar i dyshuari-drejtuesi i kamionit dhe tre pasagjeret. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.