Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështon edhe në tentativën e 52’të zgjedhja e kryetarit, nesër seanca e radhës

Për të 52-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, pasi as në seancën e sotme nuk u siguruan votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga deputetët.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka bërë me dije se në seancë të pranishëm ishin; 109 deputetë, prej tyre vetëm 54 votuan për.

Dehari tha se nesër mbahet seanca e radhës, në orën 14:00.