Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti priti në takim lamtumirës koordinatoren Spence

 
   

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti në një takim lamtumirës koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, me të cilën diskutuan për punën dhe rezultatet e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe OKB-së.

Sipas një komunikate për media, Kurti e ka vlerësuar lart mbështetjen e koordinatores Spence dhe rolin që ka luajtur në bashkëpunimin e Qeverisë me ekipin e OKB-së.

Spence, ndërkaq ka shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e kryeministrit Kurti dhe kabinetit qeveritar përgjatë gjithë mandatit të tij në fusha dhe projekte me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin e saj në Kosovë, Kurti i uroi suksese  Spence në angazhimet e radhës edhe përgjegjësitë e reja.