
Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara edhe sot, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në këtë pikë ka kolona si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës.
Pritja për të hyrë në Kosovë arrin deri në një orë, ndërsa për të dalë, qytetarët po presin rreth 30 minuta.
Kolona janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është afërsisht 30 minuta.
Ndërkohë, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona.