1
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka vendosur që Petrit Hajdari të jetë kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e këtij subjekti politik, duke lënë pas Ramiz Lladrovcin, kryetarin aktual në këtë komunë.
Në mbledhje të kryesisë u vendos përfundimisht që Lladrovci të mos jetë në garë, ku mbështetje të madhe mori Hajdari.
Insajderi merr vesh nga burime të saja, përreth 26 vota për kanë mbështetur Petrit Hajdarin, ndërkaq katër kanë qenë pro Ramiz Lladrovcit.
Lladrovci muaj me radhë është konfrontuar mbi atë se nuk do të lejojë kandidaturë tjetër në Drenas. /Insajderi.org/