Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mërgimtari i zhdukur në Ujman, Morina: Nesër kërkim-shpëtimit pritet t’i bashkohen edhe ekipet e specializuara të FSK-së

 
   

Për më shumë se 24 orë janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e 33 vjeçarit që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.

Gazetari nga Mitrovica, Gazmend Morina dha më shumë detaje, teksa bëri të ditur se nesër pritet që edhe FSK-ja t’i bashkohet ekipeve të kërkim-shpëtimit.

“Prej ditës së djeshme kur është zhduk brenda ujit, ku ka kërcyer nga ura mbi 20 metra e lart, ka vazhduar kërkimi intensiz mirëpo ekipet e kërkimit kanë qenë të hendikepuar në numër për shkak se shumë pak persona kanë pasur mundësi të zhyten brenda ujit. Është vetëm klubi i kërkim shpëtimit Trepça nga Mitrovica, i cili ka bë kërkime brenda ujit, e policia ka bë kërkime edhe me mjete tjera mirëpo kërkimet dëri më sot kanë rezultuar të pasukseshme. Para pak minutash janë ndërprerë kërkimet  e fundit për ditën e sotme të cilat do të vazhdojnë nesër”, tha ai.

Morina bëri të ditur se i riu është mërgimtar nga Suedia.

“Është një mërgimtar nga Suedia, nga një fshat i rrethit të Mitrovicës, e sot ka pasur tentativa për me sjell edhe FSK-në për me vazhdu kërkimet për trupin e të zhdukurit mirëpo sa kam informacione, nesër në ora nëntë ekipet e FSK-së dalin në vendngjarje pasi janë më të specializuar”, shtoi Morina.