Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti uron Kusari-Lilën për përvjetorin e Alternativës: Bashkë garuam, bashkë qeverisëm – bashkë vazhdojmë

 
   

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar bashkëpunëtoren e tij politike, Mimoza Kusari-Lilën, për përvjetorin e tetë të themelimit të partisë Alternativa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi bashkëpunimin shumëvjeçar me Kusari-Lilën, duke përmendur se kanë garuar në katër palë zgjedhje dhe kanë qeverisur bashkë për katër vjet.

“Bashkë garuam në katër palë zgjedhje, e qeverisëm bashkë për katër vjet. Urime përvjetori i 8-të i themelimit të Alternativës! Bashkë, vazhdojmë”, ka shkruar Kurti, duke shpërndarë edhe postimin e Kusari-Lilës.

Kreu i VV-së ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga Alternativa me rastin e këtij përvjetori.
Ky përvjetor shënon tetë vite nga themelimi i Alternativës, partisë që drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila dhe që prej disa vitesh ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.