Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkimi i të riut në Ujman, Shoqata e Kërkim – Shpëtimit: Shpresojmë ta gjejmë me ndihmë e FSK-së

Kanë kaluar mbi 40 orë prej se ka nisur operacioni i kërkim – shpëtimit i 33 vjeçarit i cili u hodh në Ujman.

As pas kaq kohësh, ende nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Lidhur me kërkimet detaje për Klankosova.tv ka dhënë Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

Nga kjo shoqatë thanë se po shpresojnë që me ndihmën e Forcës së Sigurisë, ta gjejnë trupin e të riut.

“Ne tani do të nisemi për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet të na bashkohet edhe FSK-ja. Ende nuk kemi gjurmë. Ditën e djeshme i kemi ndërprerë pak kërkimet, shkaku që s’kemi pasur boca të mbushura të oksigjenit. Gjatë pasditës kemi arritur t’i mbushim vetëm dy. Ne po shpresojmë ta gjejmë me ndihmën e FSK-së “, deklaruan për Klankosova.tv nga kjo shoqatë.