Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Komisionera për zgjerim e Bashkimit Evropian Marta Kos,ka thënë se po ndjek nga afër trajtimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Një një letër që i ka kthyer deputetit shqiptar Shaip Kamberi ajo ka thënë se po përcjellin zotimet e Serbisë lidhur me kapitullin e 23-të për negociatat për anëtarësim në BE.

“Dëshiroj t’ju siguroj se Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” të negociatave për anëtarësim, Serbia është e detyruar të zbatojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në letrën e saj.

Kos ka thënë se për çështjen e pasivzimit të adresave kanë kërkuar në raportin e tyre shpjegim më të mirë dhe nëse jugu i Serbisë është shënjestruar.

“Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar”, thuhet në letrën e saj dërguar Shaip Kamberit.

Tags: