Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër shpallet aktgjykimi për serbin Milosh Pleskoviq

 
   

Nesër në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Milosh Pleskoviq.

I akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KlanKosova.tv avokati Gent Gjini.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq më 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, kishte shtënë me armë automatike të llojit “Kallashnikov”, duke vrarë tre civilë shqiptarë që po shkonin për të marrë dru në mal.