Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gazetari Marin Mema shpallet qytetar nderi i Deçanit

 
   

Gazetari shqiptar, Marin Mema është nderuar të mërkurën më 30 korrik, me titullin “Qytetar Nderi i Deçanit”, në një ceremoni solemne në kuvendin e kësaj komune. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj u shpreh se Komuna e Deçanit është shumë mirënjohëse për punën e palodhur të gazetarit Mema duke nënvizuar emisionin që ai realizoi për Manastirin e Deçanit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se Marin Mema është shembull se si duhet të jetë një shqiptar.

Ramosaj: Marini është shembull

“Marini është shembull se si një shqiptar duhet të bëjë punën e tij me kompetencë”, tha ai.

Në fjalën e tij të rastit, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj deklaroi se është shumë i lumtur që Komuna e Deçanit ka marrë vendim të nderojë gazetarin hulumtues me një titull të tillë dhe theksoi se Mema ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit.

Malaj: Marin Mema, zëri i së vërtetës

“Është një mirënjohje e thellë ndaj një zëri të së vërtetës, një zëri që ka qenë gjithnjë në shërbim të historisë, kujtesës dhe dinjitetit tonë kombëtar. Marin Mema është bërë tashmë një emblemë e gazetarisë Shqiptare”, tha Malaj.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se përzgjedhja për ndarjen e titullit më të lartë që ndan Komuna e Deçanit është shumë e drejtë.

Haradinaj: Marini është faktues i së vërtetës sonë

“Urime sot për këtë vepër të drejtë dhe të mirëpeshuar që është ndarja e titullit qytetar nderi, titulli më i lartë që e ndani ju. Përzgjedhja juaj është e drejtë për gazetarin hulumtues ndryshe thënë faktuesin e të vërtetës sonë, keni bërë veprimin e drejtë”, tha ai.

Pasi mori titullin, Mema para të pranishmëve theksoi rëndësinë që shqiptarët të jenë të bashkuar.

Video: Populli ka nevojë të dëshmojë historinë e tij

“Sa herë flas për çështje shqiptare më vjen një thirrje nga shpirti, ndoshta për faktin se duke hulumtuar për shumë vite, duke u përpjekur gjithë këto vite të nxjerrë sa mundem në dritë, kam kuptuar sakrificat e jashtëzakonshme që ka kaluar ky komb dhe janë vërtetë sakrifica të një populli që pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, ka qëndruar në këmbë. Janë sakrifica të një populli që sot më shumë se kurrë ka nevojë të dëshmojë historinë e tij, tha ai.

Marin Mema, lindur më 22 mars 1981 në Tiranë, është një gazetar shqiptar. Ai punon për televizionin Top Channel dhe gazetën Shqip. Është autor dhe realizues i ciklit të dokumentarëve shumë të popullarizuar “Gjurmë Shqiptare.