
Halil Geci ka reaguar sërish në lidhje me intervistën që zhvilloi gazetari Adriatik Kelmendi me Hashim Thaçin.
Sipas Gecit, nuk bëhet fjalë për një rrëfim të sinqertë, por për një tentativë të rrezikshme për të larë figurën e një politikani të diskredituar dhe për ta paraqitur atë si “shpëtimtar kombëtar”.
Ai e konsideron këtë intervistë si një akt propagandistik që fyen të vërtetën dhe sakrificën e një populli të tërë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Intervistë e inskenuar – propagandë për të rikthyer të diskredituarin si “hero”
Intervista e Adriatik Kelmendit me të burgosurin në Hagë nuk ishte rrëfim i sinqertë, por një skenar i përgatitur për të larë figurën e një politikani të rrënuar dhe për t’ia shitur opinionit si “shpëtimtar kombëtar”.
Kjo intervistë e Kelmendit me të ashtuquajturin “polari” i Brojës nga Haga nuk ishte intervistë, por një skenar i montuar me kujdes, me synimin e qartë për ta rikthyer në skenë një politikan të diskredituar, e tradhtar duke e shitur si “hero kombëtar”.
Kjo ishte një propagandë mediatike që ofendon të vërtetën, shkel ndërgjegjen e qytetarëve dhe fyen vuajtjet e një populli të tërë.
Askush nuk duhet të mashtrohet nga skenat e ndërtuara artificialisht. Ky nuk ishte zëri i një të burgosuri që kërkon drejtësi – por zëri i një makinerie që tenton të riciklojë figurat e rrënuara të së kaluarës, në kurriz të realitetit dhe të ardhmes së shqiptarëve.