Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Klinaku reagon pas ngritjes së aktakuzës: Mezi po e pres ballafaqimin me Kurtin

 
   

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza në Gjykatën Themelore është dorëzuar ndaj F.K dhe N.S.

Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Kosovës

Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese, tha Prokuroria.

Lidhur me ngritjen e aktakuzës ka reaguar përmes “Facebook” Faton Klinaku.

Klinaku përmes Facebook ka thënë se mezi po e pret ballafaqimin me Kurtin, duke potencuar se lajmin për ngritjen e aktakuzës e ka pranuar nga mediat.

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë“, ka shkruar Klinaku.

Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30 gusht të vitit 2023, i pandehuri F.K. kishte përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”, ka shkruar ai, siç e ka cekur Prokuroria Speciale.