Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zhduken dy të mitur në fshatin Kopernicë të Kamenicës

Dy të mitur janë raportuar të zhdukur të premten në fshatin Kopernicë të Kamenicës.

Burri i cili raportoi zhdukjen e djalit të tij dhe një familjari të tyre në polici, thotë se ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për gjetjen e dy të miturve kanë nisur.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë, të mitur djali i tij së bashku me një familjar të tyre, janë larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.