Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të paktën 17 të plagosur nga një zjarr në një azil pleqsh në Francë

Të paktën 17 persona u plagosën nga një zjarr që shpërtheu herët të hënën në një azil pleqsh në departamentin jugperëndimor të Francës, Gers, herët të hënën.

Tre prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të thithjes së tymit, raportoi France 3 Occitanie.

Raportohet se flakët kanë filluar nga një zjarr dysheku në njërën nga dhomat dhe u vunë nën kontroll nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Departamentit të Gers.

Në total, 81 persona u prekën – 75 banorë dhe 6 punonjës. Për ndërhyrjen u angazhuan 70 zjarrfikës dhe 25 automjete.