1
Një pjesë e qytetit të Prishtinës është pa furnizim me ujë tashmë për më shumë se 24 orë, si pasojë e një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë kanë mbetur këto zona: Rruga “Gjergj Balsha”, Rruga “Ferid Curri”, Zona përreth Ambasadës Amerikane, Bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”.
Ndërsa, banorët i kanë thënë Sinjalit se që nga dje janë pa ujë.
Ata kanë shprehur shqetësim për mungesën e zgjatur të ujit, sidomos në këtë periudhë të nxehtë vere, ndërsa presin një zgjidhje të shpejtë nga ana e autoriteteve përgjegjëse.
Derisa, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.
“Njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit,” thuhet në komunikatën e ujësjellësit./Sinjali
Pa ujë një pjesë e PrishtinësNjë defekt i papritur