Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fluks i shtuar në disa pika kufitare, pritje deri në dy orë në dalje nga Kosova

 
   

Në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës po raportohet fluks i shtuar i qarkullimit të automjeteve, sidomos në dalje nga vendi.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara më 5 gusht 2025 në orën 20:18, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Muçibabë, ku qytetarët duhet të presin deri në 2 orë (120 minuta) për të dalë nga Kosova.

Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë raportuar kolona të gjata, me pritje deri në 40 minuta në dalje dhe kolonë rreth 300 metra.

 

Në detaje:

Muçibabë: Hyrje – 20 minuta, dalje – 120 minuta, Kolonë në dalje – 700 metra

Dheu i Bardhë: Hyrje – 20 minuta, dalje – 40 minuta, Kolonë në dalje – 300 metra

Jarinje: Hyrje – 15–20 minuta, dalje – 5 minuta

Vërmicë: Hyrje – 5–10 minuta, dalje – 3–5 minuta

Në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet për automjete janë më të shkurtra dhe variojnë mes 3–5 minutash, ndërsa për kamionë situata është e qetë, me kohë pritjeje minimale pa kolona të evidentuara.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh kohën e pritjes, sidomos në pikat me fluks më të madh.