Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Organizatat e dala nga lufta shpalosin sot detajet e protestës së nesërme

 
   

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media për të prezantuar detajet dhe informacionet për protestën e nesërme.

Konferenca nis në ora 11:00, në zyret e OVL-UÇK.

OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta nesër nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.

“Duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme: Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale. Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues. Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së” thuhet në një prej njoftimeve të organizatës.