Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfaqësuesit e LDK-së takojnë përfaqësuesit e BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

 
   

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetaren Hykmete Bajrami, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, dhe ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Aivo Orav.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës politike në vend, veçanërisht ngërçit institucional të krijuar nga partia e parë dhe nevojës urgjente për formimin e institucioneve.

Përfaqësuesit e LDK-së njoftuan për kërkesat e partisë të adresuara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

LDK ritheksoi kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa jo vetëm që po dëmtojnë qytetarët, por po pengojnë edhe procesin e integrimit të vendit në familjen euroatlantike.

Në fund, përfaqësuesit e LDK-së shprehën besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit dhe në proceset e tjera demokratike.