Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hyjnë në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trumpit

Sot, tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, ndaj vendeve anembanë botës kanë hyrë në fuqi.

BCC raporton se presidenti e ka goditur Indinë me një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, përveç nëse ajo ndalon blerjen e naftës ruse.

“Është mesnata. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump në mediat sociale, pak minuta para afatit të mesnatës në Uashington.

Javën e kaluar, administrata Trump ka njoftuar një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe ka zgjatur afatin për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.

Vendet kanë qenë në garë për të arritur marrëveshje me Uashingtonin, për të ulur ose hequr atë që Trumpi e quan “tarifë reciproke”.

Trumpi ka kërcënuar gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa po i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA. Kjo ka ndodhur në kohën kur Apple njoftoi një investim të ri amerikan prej 100 miliardë dollarësh pasi u vu nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të zhvendosur më shumë prodhim në Amerikë.

Tags: