Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Punëtorët asindikalë të RTK-së në protestë, mbështeten edhe nga SPERTK

 
   

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej sindikatave, kanë paralajmëruar protestë për çështjen e pagave.

Këtë protestë e ka mbështetur edhe SPERTK.

Sipas njoftimit, protesta fillon të hënën në orën 09:30.

SPERTK u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve të dalin dhe të mbështesin çdo protestë për të drejtat e punëtorëve dhe mbrojtjen e mediumit publik.

“Kjo protestë i paraprin protestave të tjera, dhe aktivitetet sindikale nuk do të ndalen deri në arritjen e këtij qëllimi. Deri në realizimin e plotë të qëllimeve tona, do të organizojmë aktivitete sindikale”, tha SPERTK.

Kjo sindikatë tha se nëse pagat dalin në llogari para ditës së protestës, atëherë protesta do të anulohet.