Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lavrov arrogant, me simbol të Bashkimit Sovjetik në samitin e Alaskës

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka marrë vëmendje me veshjen e tij në samitin që do të mbahet sonte në Alaska ndërmjet ShBA-së dhe Rusisë, ku të pranishëm do të jetë edhe presidentet e dy vendeve, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Në bluzën e tij është vërejtur një simbol i Bashkimit Sovjetik,(CCCP) në momentin e arritjes në Alaska.


Reklamë

Pamjet janë publikuar në X.

Lavrov para takimit ka thënë se nuk mund të parashikojë rezultatin e takimit, por siç ka thënë ai qëndrimi i tyre është i qartë dhe do ta paraqesin.

“Ne kurrë nuk përpiqemi të parashikojmë rezultatin e negociatave. Megjithatë, ajo që dimë është se kemi argumente me të cilat mund të kontribuojmë në diskutim dhe se qëndrimi ynë është i qartë. Do ta paraqesim atë”, ka thënë ai.