Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

78 vatra zjarri në gjithë vendin, 17 ende aktive

 
   

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në territorin e Kosovës.

Sipas AME, 17 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar me sukses falë angazhimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

“Situata më serioze paraqitet në komunën e Vushtrrisë, konkretisht në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarret ende janë aktive, por aktualisht të kontrolluara.

Këto zona janë vizituar sot nga Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z Metaj, i cili ka parë nga afër veprimet e ndërmarra në terren dhe ka ofruar mbështetje për njësitë që po angazhohen në fikjen e zjarreve”, thuhet në njoftim.

AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, autoriteteve komunale dhe qytetarëve që kanë kontribuar në përballimin e situatës.