Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tragjedi në Gjilan: Ky ishte personi që u gjend pa shenja jete.

 
   

Një ngjarje e rëndë tronditi sot komunitetin e Gjilanit, pasi Defrim Rexhep Zylfijaj, u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Familjarët konfirmuan lajmin e trishtë dhe njoftuan se Defrimi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje shtesë rreth shkakut të vdekjes.

Në një njoftim mortor familjarët shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e tij. Ata kanë premtuar që datën dhe orarin e varrimit do ta bëjnë të ditur së shpejti.

 Image
 Facebook 
 

“Defrim Rexhep Zylfijaj do të mbahet mend përherë në zemrat tona. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, Zoti të pastë shpërblyer me Xhehnet”, thuhet në njoftimin familjar.

Ngjarja ka tronditur qytetin dhe po pret hetimet e autoriteteve për të sqaruar rrethanat e vdekjes.