Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump thotë se Ukraina s’mund të anëtarësohet në NATO e as ta kthejë Krimenë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka shuar shpresat e Ukrainës për anëtarësim  në NATO.

Ai para takimit me presidentin Ukrainas,  Zelenskyy pas samitit me presidentin rus Putin ka thënë se nuk do të ketë kthim as të Krimesë të cilën siç ka thënë ai ish-presidenti amerikan Obama ja dha Rusisë.


Reklamë

“Presidenti Zelenskyy i Ukrainës mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse do, ose mund të vazhdojë të luftojë. Kujtoni si filloi. Nuk ka kthim prapa – Obama ia dha Krimenë (12 vite më parë, pa u qëlluar asnjë plumb!), dhe ASNJË HYRJE NË NATO NGA UKRAINA. Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!!”, ka shkruar Trump.

Trump të premten ka zhvilluar takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ndonëse nuk pati ndonjë marrëveshje konkrete për ndalimin e luftës në Ukrainë, të dy presidentët takimin e kanë vlerësaur si produktiv.

Presidenti amerikan pas këtij samiti përveç  presidentit ukrainas, pritet të takojë edhe udhëheqësi e BE-së.

Tags: