Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë, nuk ka më hapësira për vonesa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Sipas vendimit, seancat janë konsideruar të jashtëligjshme për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se Kryesuesi është tashmë i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me votim të hapur, siç e përcakton aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime”, shkroi ai.

Krasniqi kërkoi nga Kryesuesi që të thërrasë sa më parë seancën e radhës, duke theksuar se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje.

“Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, përfundoi ai.