Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj: VV-ja të kërkojë falje që shkeli Kushtetuetën 6 muaj

 
   

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe udhëheqësit e saj.

“Sot pamë arrogancën e pushtetit dhe të partisë më të madhe. Mendoj se kjo seancë duhej të fillonte me një kërkimfalje, për shkak se janë shkelur kushtetutat.

Zoti Dehari, por edhe Vetëvendosja, e patën të qartë që nuk kishim asnjë kërkimfalje, as ndjesë dhe as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë peng Kuvendin e Kosovës”,  tha Kadrijaj.