Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmitari: Po digjeshin të gjallë

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së hënës në autostradën Egnatia të Greqisë, ku një kamion u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me dy automjete.

Nga përplasja humbën jetën tre shtetas shqiptarë: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj). Magdalena Kacaj mbeti e plagosur.

MGID Paragrafi 2

Një person që ndodhej në vendngjarje rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi, raporton Euronews,al, transmeton Klankosova.

“Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.“

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gomat nisën të shpërthenin dhe brenda një çasti, një nga automjetet u përfshi nga flakët.

“Makina mori flakë menjëherë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë.”

Viktimat ishin banorë të Athinës dhe po ktheheshin nga një dasmë në qytetin Xanthi. Përplasja fatale ndodhi kur kamioni i drejtuar nga një 59-vjeçar goditi fillimisht një tjetër kamion, në të cilin ndodhej vajza e tij shtatzënë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, dhe më pas goditi edhe automjetin tjetër ku ndodheshin viktimat shqiptare.

Artikull i sponzorizuar