Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nuk e votoi Gërvallën, reagon deputetja Selimi – tregon arsyen

 
   

Deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Mehmeti Selimi, nuk ka votuar sot për Donika Gërvallen, e cila ishte kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Vet deputetja ka reagguar duke treguar edhe arsyen pse nuk e votoi Gërvallën për kryeparlamentare.

Ajo ka publikuar edhe shkrimin e viti 2020, kur Gërvalla shkruante, “sa gërditshëm me pa Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës”.

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake.

Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim.

Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.