
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se në Drenas kandidati i PDK-së përkrahet me sy mbyllur dhe se PDK-ja e ka fituar këtë komunë, e jo kryetari aktual.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci i është drejtuar Tahirit me tone ironike, duke i kujtuar akuzat e kaluara brenda partisë.
“Sonte, ish-ministri meteor, e riktheu ‘Dadën Razë’, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato. Vetëm një pyetje, ish Ministër: kur shkon në selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën ‘i biri i spiunit’ para katër vjetëve?”, shkroi Lladrovci.
Ky përplasje e re brenda PDK-së vjen në prag të zgjedhjeve lokale, ku gara në Drenas shihet si një nga më të fortat brenda partisë.