Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjidhja e vetme për dalje nga bllokada, marrëveshja politike

 
   

Ndonëse patën kohë mjaftueshëm, opsionet e paraqitura për votim të mërkurën për Kryekuvendare nuk patën votat e mjaftueshme.

Albulena Haxhiu jo e as Donika Gërvalla. Ndonëse mundësia e kandidimit të tyre nuk ka përfunduar aty meqë aktgjykimi i Kushtetueses i ka dhënë hapësirë partisë fituese të kandidojnë deri në tri herë të njëjtin person.

“Kemi respektim procedural por injorim të një pjese tjetër të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i bën thirrje partisë fituese të zgjedhjeve që ndërmjet kompromisit dhe marrëveshjeve me subjekte tjera politike t’i siguroj numrat”, ka thënë analistit Afrim Kasolli.

Madje sipas Afrim Kasollit sjellja e partisë së parë të mërkurën nuk ishte pro zgjidhjes së situatës politike në  vend.

“Me nominimin e Donika Gërvallës, LVV-ja sikur ka tentuar ta përkeqësoj më teper skenën politike sesa t’i kontriboj zgjidhjes së kësaj krize e cila na ka kapluar tash e sa kohë”, ka shtuar Kasolli.

Interesi për bllokadë është kryefjala edhe për Ehat Miftarajn e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

“Propozimi i Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës pa një konsultim paraprak dhe pa një informim paraprak, me një mungesë të theksuar të transparencës, njëfarë mënyre të jep përshtypjen që VV-ja më shumë ka interes bllokadën sesa konstituimin e Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë”, ka thënë Miftaraj.

Seanca e radhës për të tentuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër.