Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Zoti jua kthjelloftë vetëdijen”, analisti nga Shqipëria reagon ashpër, kërkon nga partitë që të…

 
   

Analisti Milaim Nela, thotë se sikur partitë shqiptare të Kosovës armiqësinë dhe kundërshtinë që kanë mes vete ta kishin me Listën Serbe, Kosova nuk do ishte në këtë ditë.

Nela përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se partitë po i sjellin dëm Kosovës, gjersa uron që “Zoti t’ua kthjelloftë vetëdijen”.

Shkrimi i plotë:

Sikur partitë shqiptare të Kosovës armiqësinë dhe kundërshtinë që kanë mes vete ta kishin me listën Serbe Kosova nuk do ishte në këtë ditë!

Për një vend që ka qenë 88 vjet nën okupim lufta brenda vetes për disa karrige pushteti është e papranueshme!

Nuk e di a janë të ndërgjegjshëm për dëmin që po ja shkaktojnë Kosovës!

Zoti ju a kthjelloftë vetëdijen!

***

Kosova asht shpresa e mbijetesês se kombit shqiptar e prandaj ajo që asht fitu në vitin 1999 duhet ruajtë si sytë e ballit.

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri.

Kosova ka qenë gjithmonë mburoja dhe arësyeja e ekzistencës së Shqipërisë.

Shqipëria është në prag të zhdukjes e kjo duket se do të ndodhë shumë më shpejt nga sa edhe pesimistët e mendojnë.

Prandaj, Kosova mbetet shpresa jonë.

Mos bëni lojën e hasmit.

Politikanë të Kosovës!

Thirrini ndërgjegjes dhe vetëdijes tuaj!

Ulini gjakrat e ndërtojini institucionet.

Mos ja bëni qejfin armiqeve shekullore e ligjerojeni Kuvendin, Qeverine për interes të Kosovës, për interes të Kombit dhe shqiptareve kudo ku janë.

Kosova sot asht shteti amë i shqiptareve edhe per faktin se ajo ka popullsinë më të madhe shqiptare, pra primatin e shqiptarisë e ka edhe në numra. Në Shqipëri përkundër rrenave qeveritare jetojnë më pak se 1 milione shqiptarë!

Loja politike e ka një cak dhe karar.

E kufijtë e politikês janë tashme tejkaluar prej kohësh.

Mos e vazhdoni më këtë teatër bajat!