Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi pyet: Për çka i duhet Kosovës Lista Serbe?

 
   

Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj rolit dhe veprimtarisë së Listës Serbe në Kosovë, duke e cilësuar si strukturë armiqësore ndaj shtetit dhe qytetarëve të tij.

“O patriotë, shumë pak si shumë po ju dhimset Lista Serbe. Sipas jush, a duhet lejuar veprimtaria e Listës Serbe apo jo?” – ka shkruar Gashi, duke shtuar se është e papranueshme që kjo parti të marrë pjesë në institucionet shtetërore të Kosovës, të cilat vetë nuk i njeh si legjitime.

Postimi i plotë:

O patriotë, shumë pak si shumë po ju dhimset Lista Serbe.

Sipas jush, a duhet lejuar veprimtaria e Listës Serbe apo jo?

A duhet pranuar që në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilin ata nuk e pranojnë si shtet të pavarur, dhe në komunat e shtetit të Kosovës të drejtojnë ata që e vranë / nënkryetari i tyre juridik e kryetari faktik, terroristi Radojçiç / e që mbajtën zi për terroristët e vrasjes së Afrim Bunjakut?

Ata sulmojnë qindra herë Policinë e Kosovës me armatim, gazetarët, ata që sulmuan zyrat e KQZ-së, ata që sulmuan ushtarakët e KFOR-it, ata që bëjnë plane përditë kundër Republikës së Kosovës.

Për çka i duhet Kosovës Lista Serbe e drejtuar nga Radojçiçi dhe e sponsorizuar nga Vuçiqi?

Për pluralizëm jo. As për serbët e Kosovës jo. Ndoshta për t’iu vazhduar bizneset e pista me ta – atëherë ndoshta po.