
Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar kërkesat e saj në skenën politike dhe lidershipin e Lumir Abdixhikut.
Sipas Neles, LDK kërkon të marrë drejtimin e Qeverisë, ndonëse ka vetëm 20 deputetë në Kuvend – një qëndrim që ai e cilëson si të palogjikshëm dhe të shkëputur nga realiteti politi, shkruan “Bota sot”.
“LDK do marrëveshje e me marrëveshje nënkupton vetëm postin e kryeministrit për Lumirin! E do qeverinë me 20 deputetë në kuvend! Nuk e di se në çfarë planeti ka vendosur të jetojë LDK-ja”, shkruan Nela.
Në një ton të ashpër, Nela ka sulmuar edhe afrimin e Abdixhikut me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur këtë veprim si fyerje për trashëgiminë rugoviane të LDK-së.
“Edi Rama nuk ka vend në LDK, ashtu siç nuk kanë vend Aleksandar Vuçiq apo Ivica Daçiq, sepse qëndrimet e Edi Ramës nuk ndryshojnë aspak prej tyre,” thekson ai.
Shkrimi i plotë
LDK do marrëveshje e me marrëveshje nënkupton vetëm postin e kryeministrit për Lumirin!
E do qeverinë me 20 deputetë në kuvend!!!
Nuk e di se në çfarë planeti ka vendosur të jetojë LDK-ja e ku e sheh të ardhmen e saj pas 10 vitesh??
***
Në një parti me trashëgimine e LDK-se, pas rezultatit katastrofal te zgjedhjeve te fundit Lumir Abdixhiku duhet jo vetëm të kishte dhënë dorëheqje te parevokueshme por duhet të ishte larguar pêrfundimisht nga politika.
Votuesi i LDK-se nuk e duron fyerjen qe Lumiri dhe neosoroistet e LDK-se i kanë bërë trashegimise rugoviane duke ftuar dhe takuar Edi Ramën.
Edi Rama nuk ka vend në LDK ashtu siç nuk kane vend Aleksamdar Vuçic apo Ivica Daçiç sepse qendrimet e Edi Rames nuk ndryshojne aspak prej tyre.
Kryetari i Partise që ka krijuar Miladini e Dushani nuk ka vend në tryezat e te ftuareve të LDK-se!
Ne fakt me shume gjasa edhe tani LDK po vepron sipas skenarit te shkruar nga Edi Rama.