Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pritje deri në 5 orë në Merdar, autoritetet rekomandojnë që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare

 
   

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar Merdar po shënohet një fluks jashtëzakonisht i madh të automjeteve, ku koha e pritjes në dalje arrin nga 300 deri në 320 minuta (rreth pesë orë), ndërsa kolona e mjeteve arrin deri në 2.7 kilometra.

Autoritetet i inkurajojnë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera alternative të kalimit kufitar, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.

Sipas të dhënave të fundit (23 gusht 2025, ora 19:43), gjendja në pikat tjera kufitare është si vijon:

Mutivodë – pritje 100-120 minuta, kolonë rreth 400 metra.

Dheu i Bardhë – pritje deri në 40 minuta, kolonë 150 metra.

Jarinjë – pritje deri në 10 minuta, kolonë 1 kilometër.

Të gjitha pikat e tjera, përfshirë Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë – pritjet janë vetëm 3-5 minuta pa kolona.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar apelon për durim dhe orientim në drejtim të pikave më të lira për të shmangur vonesat e gjata në Merdarë.