Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpifje ndaj Presidentit Rugova – Kërkohet Dematimi i LDK-së

 
   

Së fundmi, opinionisti Agim Vuniqi ka publikuar në Facebook një shkrim ku kërkon dematimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me shpifjet ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

Deri më tani, nuk dihet nëse kryesia e LDK-së ka marrë ndonjë hap për ta demantuar këtë shkrim.

Vuniqi ka shkruar se nëse nuk ka reaguar ende, nuk është vonë që të bëhet tani.

Postimi i plotë:

Nuk di nëse kryesia e LDK-së e ka demantuar këtë shkrim, por nëse nuk e ka bërë, mund ta bëjë edhe tani – kurrë nuk është vonë.

Në vitin 2003 gazeta “Epoka e re” ka publikuar dokumente të LDK-së (pjesë të procesverbaleve, vendimin e Ibrahim Rugovës për hulumtimin e krimeve të kryera në Kosovë etj) si dhe ka bërë të njohur fakte, të cilat sipërfaqësojnë bashkëpunimin e fshehtë të Ibrahim Rugovës me Beogradin.

Ta zëmë, në një shkrim të kësaj gazete, me titull: “Rugova do të ketë telashe me faktet – Këto janë thënë në LDK…dhe janë bërë nga LDK“, thuhet (citoi): “Mendon Rugova se nuk e dimë sa herë ka fjetur në shtëpinë e Millosheviqit? Mendon Rugova se shoqëruesit e tij (njëri i vrarë gjatë luftës, tjetri pas luftës, tjetri largë tij…) nuk kanë lënë asnjë gjurmë për vozitjet që ia bënin për në Beograd, ndërsa në Kurshumli ata mbeteshin e tutje vazhdonte rrugën me policinë serbe për Dedinje? Mos t´ia hajë mendja! Ne, dimë se është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb. Paratë kanë përfunduar në Dardania Bankë, në fund.” ( Lexo më gjerësisht gazetën “Epoka e re”, ditë e enjte, datë 27 shkurt 2003, faqe.11.)

Cila ishte afera e telekomit serb?

“Ibrahim Rugova është financuar nga Millosheviqi në aferën e telekomit serb” dhe këto para “kanë përfunduar në Dardania Bankë…”,- shkruan “Epoka e re”. Sa për dijeni, Dardania Bankë, ishte hapur në Tiranë, dhe kontrollohej nga institucionet fiktive të Republikës së Kosovës. Pas luftës kjo bankë heshtazi është mbyllur. Për të verifikuar se a ka pas të hyra në llogarinë e Dardania Bankës nga afera e telekomit serb, mund të shikohen dokumentet e kësaj banke, të cilat duhet të jenë në duart e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi.

Kush ishte ndërmjetësues në aferën e telekomit, nga pala serbe?

Gazeta italiane “La Repubblica” spikatë emrin e Dojçilo Maslovariçit.

Kush është Dojçilo Maslovariçi?

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë z. Radomir Taniç, deklaron se, Dojçilo Maslovariçi, ishte pjesëmarrës aktiv në takimet e fshehta me ekipin negociator të Ibrahim Rugovës. z. Maslovariç gjatë viteve të 90-ta ishte ambasador i Serbisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, dhe duke qenë pjesë e palës serbe në bisedimet e fshehta, së bashku me shefin e shoqatës “Shën Exhidio” Monsinjor Vicenzo Paglia, përgatiti takimet me palën shqiptare të Kosovës në Romë dhe në Vatikan.

Pas luftës në Kosovë, gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” (shkurt 2001) ka publikuar një shkrim lidhur me aferën e Telecom-it serb dhe implikimin e zyrtarëve italian në këtë aferë, në të cilin përfshihet edhe z. Dojçilo Maslovariç. “La Repubblica” ka shkruar se: ”Dojçilo Maslovariç ishte mik personal i Sllobodan Millosheviqit dhe kanali sekret i komunikimit midis Romës dhe Beogradit para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë si dhe në periudhën e aferës së Telecomit serb me atë italian”.

Lexo këtu: gazetën “La Reupublicca, për aferën e telekomit serb + edhe :këtu

Dojçilo Maslovariç, ndonëse kishte lidhje me Giulio Andreottin, në saje të tij takohet me presidentin e Bankës së Romës, Cesare Geroncin të cilin më 13 qershor 1996 do ta shoqëronte në një takim ceremonial që pati me Sllobodan Millosheviçin në Beograd. Më 10 qershor 1997 Telecomi italian, kishte firmosur hyrjen e tij tek Telecom-i i Serbisë me 29% duke e blerë me 893 milionë Marka gjermane, ndërsa grekët kishin blerë 20% të Telecom-it serb me vlerën 624 milionë marka gjermane dhe 52 milionë tjera për telefoninë mobile. Pra 29% Telecom-i i Italisë dhe 20 % Telecom-i Ote i Greqisë derdhën në kontot e Millosheviqit saktësisht 1 miliardë e 517 milion maraka gjermane.

Kjo aferë është kryer përmes bankës angleze “Natwest” me ndërmjetësimin e ish-Ministrit të Jashtëm britanik Douglas Hurd dhe ish-drejtorit të tij në zyrën politike të Foreing Office-it Pauline Neville Jones, që të dy miq të Serbisë në kohën kur diplomacia evropiane kishte marëdhënie të mirë me Beogradin.” – ka shkruar “La Repubblica”.Me këto para partia Socialiste e Millosheviqit dhe partia JUL e Mira Markoviqit do t´i fitonin zgjedhjet e shtatorit 1997, pa çarë kryet për protestat disa muajshe që mbaheshin nëpër Serbi. Me këto para Millosheviqi arriti të paguante pensionet dhe rrogat e shtetit. Për më tepër me këto para krimineli Millosheviç shtoi armatimin e ushtrisë dhe të policisë që e kishte dislokuar në Kosovë, ku gjatë luftës 1998 – 1999 kreu krimet më të tmerrshme kundër popullit shqiptar.

Në këtë aferë të Telecomit serb ishin të implikuar zyrtarët me të lartë të shtetit italian si Lamberto Dini etj., prandaj nuk është i rastësishëm( thotë në një intervistë për “La Repubblica”- ish-zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA-ve James Rubin) propozimi i Dinit që bëri në Rambuje (shkurt 1999), “se nuk ishte e nevojshme që për vendosjen e paqes në Kosovë, t´u imponoheshin serbëve me praninë e trupave të NATO-s”. Për më tepër “Propozimi i Lamberto Dinit ishte rezultati i një këmbimi hartash me Milutinoviçin, të cilit Italia i kishte treguar paraprakisht pozicionet e NATO-s,…dhe “veçanërisht përmes Lamberto Dinit, qeveria italiane, bëri presione të dukshme për një armëpushim të bombardimeve kundër Serbisë gjatë periudhës që koincidonte me Pashkët e 1999.” – ka thënë diplomati amerikan James Rubin.

Gjatë bombardimeve të NATO-s (mars-qershor 1999), miku i Millosheviqit, Dojçilo Maslovariç (ambasador në Selinë e Shejntë) ishte në kontakt të vazhdueshëm me Lamberto Dinin, dhe “ai ka pasur të gjitha privilegjet dhe kudo dyert e hapura.” – shkruan “La Repubblica”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi z. Maslovariç kishte organizuar dy takime të fshehta në një apartament të Romës midis Lamberto Dinit dhe Milan Milutinoviqit, pikërisht gjatë periudhës së fushatës ajrore të NATO-s, ndërsa prej pistave të Avianos ngriheshin dhe uleshin pandërprerë avionët B52, Awacs dhe F16 që bombardonin caqet serbe në Kosovë dhe në Serbi. Duke qenë përkrahës i Serbisë, Lamberto Dini më 8 prill 1999 në Luksemburg do të deklaronte se “Italia është për solucion me negociata për zgjidhjen e krizës të Kosovës.”

-Lexo këtu: gazetën “La Republicca”

Dhe këtë deklaratë Dini e mështeste në saje të takimeve që i zhvillonte Qeveria e Serbisë dhe vetë Sllobodan Millosheviqi me Ibrahim Rugovën, gjatë muajit prill 1999 në Prishtinë dhe në Beograd, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me negociata. Në kuadër të kontakteve Beograd-Romë, ka rezultuar edhe marrëveshja për “lirimin” dhe udhëtimin e Ibrahim Rugovës nga Beogradi, me aeroplan special (të dërguar nga qeveria italiane) për në Itali, e cila realizohet në fund të javës së parë të muajit maj 1999.

Sa për ilustrim: Lexo- La Republicca” Rugova-D´Alema maj 1999

Se, si është arritur kjo marrëveshje, kush kanë qenë ndërmjetësues në këtë punë, dhe cili ishte qëllimi i “lirimit” të Ibrahim Rugovës dhe shkuarja e tij në Itali, do të bëjmë fjalë në një analizë të veçantë !?! https://www.bridgemanimages.com/…/photograph/asset/8217345

https://www.washingtonpost.com/…/gal…/dailygallery20.htm